ADS
Tea e “BB”: Unë dhe Veseli më në fund jemi lidhur (FOTO)
TIRANE- Si çdo telenovelë, edhe kjo e “Big Brother” pati një fund të lumtur. Pas shumë fjalësh dhe ‘përndjekje’ nga fansat, Tea dhe Veseli pranuan lidhjen e tyre. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, vajza nga Korça pranon se ka nisur një lidhje të bukur dashurie me djaloshin nga Kosova. Edhe pse janë në hapat e para të lidhjes, Tea i ka idetë shumë të qarta. Ajo pranon se gjatë gjithë kësaj kohe e kanë njohur mirë njëritjetrin e më pas kanë nisur marrëdhënien e tyre. Me shumë simpati është parë kjo lidhje edhe nga familjarët e dy të rinjve. Edhe pse ende nuk i kanë takuar, bukuroshja e Bigut shprehet se prindërit e saj janë të lumtur për lidhjen me Veselin. Tea si ka shkuar kjo periudhë, të kemi parë shumë shpesh në Kosovë? Mirë ka shkuar, shumë mirë. Kam qenë disa herë në Kosovë. Hera e fundit ishte në “Prizren Music Fest”. Ishim së bashku me ish-banorët e “Big Brother” dhe ia kaluam shumë mirë. Si po shkon me Veselin, a jeni çift ju të dy? Me Veselin gjërat po shkojnë për bukuri. Po ne tashmë jemi lidhur dhe po e shijojmë në maksimum marrëdhënien tonë. Pas përfundimit të “Big Brother” morëm kohë për tu njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe gjithçka shkoi mirë. Tashmë kemi nisur një raport të bukur, pasi pëlqimi mes nesh lindi që brenda në shtëpi. Përse vendosët ta mbanit lidhjen tuaj larg syrit të publikut? Nuk vendosëm ta mbanim të fshehtë. Thjesht na u desh kohë që të njiheshim më mirë dhe kjo duhej bërë larg syve të fansave… ne gjithnjë e kemi thënë se po shoqëroheshim bashkë dhe pasi të shikonim sesi do na ecnin gjërat do t’i bënim publike. Kështu edhe ndodhi, pasi e përjetuam historinë tonë vetëm, vendosëm ta ndanim edhe me publikun dhe mediat. Prej sa kohësh jeni lidhur ju të dy? Prej pak kohësh. Nuk dua të jap data të sakta, por prej pak kohësh mund të quhemi çift. Si kanë reaguar familjarët tuaj për këtë marrëdhënie, çfarë të kanë thënë ty? Familja ime është e lumtur kur më shikon mua të plotësuar. Ata më kanë mbështetur në këtë gjë dhe janë me mua. Edhe për familjen e Veselit mund të them të njëjtën gjë. Ata e kanë miratuar dhe mbështetur lidhjen tonë.
About author: Author Name
Cress arugula peanut tigernut wattle seed kombu parsnip. Lotus root mung bean arugula tigernut horseradish endive yarrow gourd. Radicchio cress avocado garlic quandong collard greens.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

0 comments: