ADS

6 menyra si te humbim barkun shpejt

Dhjami i barkut ne fakt eshte njeri nga me te rrezikshmit – pervec pamjes se keqe qe ju dhuron, trashesia e barkut (belit) eshte indikator i semundjeve.
Ne fillojme te shtojme peshe rreth belit kur nivelet e kortizolit rriten shpejt.
Stresi eshte njeri nga fajtoret kryesore i sekrecionit te niveleve te larta te kortiz
olit. Kur kjo ndodh kortizoli zberthen muskujt (llojet e indeve qe me se efektshmi djeg kalorite) e gjithashtu edhe ruan yndyren (dhjami) ne rajonin abdominal (bark). Qe stresi mund te keqesohet duke bere keq diete; studimet tregojne qe stresi i shkaktuar nga dieta mund te rris nivelet e kortizolit, duke bere qe mos te kesh ndryshim ne dhjamin e belit edhe kur shkurtojme konsumin e kalorive. Pra si te humbin barku? Inkorporo keto 6 keshilla dhe ju do jeni rruges per sheshim te barkut ne nje kohe te shpejte!
1. Gjumi
Nese deshiron te punosh vone naten, mendo edhe nje here. Kur bioritmet tua crregullohen ju perfundoni duke ngrene me shume. Kur je i lodhur ju prodhoni me shume grelin gje qe nxit deshiren per sheqer dhe ushqime tjera qe ju trashin e dhjamosin. Gjumi i paket gjithashtu mund t’ju ndryshoj prodhimin e hormoneve duke ndikuar ne nivelet e kortizolit qe shkaktojne ndjeshmerine ndaj insulines, arsyeja kryesore e trashjes se mjedisit (belit)! Te arrish rreth 7 ore gjume cdo nate eshte njera nder gjerat me te mira qe mund t’i besh per te arritur qellimin tuaj per formesim te trupit.
2. Bej ushtrime shkurt dhe te vrullshme
1000 barkore cdo nate mund t’ju bej muskujt te forte te barkut, por me nje shtrese te plote dhjami mbi to ju nuk do arrini rezultatet qe deshironi. Pra, ne vend te atyre bej ushtrime qe vene ne levizje shume grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular tuaj. Provo ushtrimin te quajtur “Plankin” (shiko foton), ku ju do qendroni ne pozite te njejte sikur beni pompa, duke pushuar parakrahet ne dysheme. Provo 3 apo 4 sete te qendrosh per 30 sekonda cdo here. Mos rri ule gjithe diten, te dalesh e levizesh here pas here gjate gjithe dites gjithashtu ndihmon.
3. Sheqeri eshte armiku juaj
Te luftosh dhjamin e barkut eshte 80% diete e shendetshme. Zvogelo kalorite duke ngopur veten me proteine, perime, drithera te plota, dhe duke zevendesuar veset e keqija te ushqyerit me cka do qe gjen me vese te mira. Per shembull, hidh ca kanelle (cinamon) ne qulle tershere (bollgur) ne mengjes, djegesi eshte pare ne disa studime se stabilizon sheqerin ne gjak, e pervec tjerash ngadaleson shpejtesine qe ushqimi del nga lukthi, e kjo ju ndihmon te ndiheni i ngopur me gjate.
4. Vitamina C
Kur je ne stres ekstrem ju lironi (sekretoni) me shume hormon kortizol. Vitamina C ndihmon ne balancimin e ngritjeve te kortizolit qe ju ndodhin kur jeni ne stres. Pervec te qenit menyre e mire ne kunderveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu eshte esenciale ne berjen e karnitines, nje perzierje qe perdoret nga trupi per te shnderruar yndyren (dhjamin) ne lende djegese, e keshtu kjo vitamine eshte mik i juaj per te shkrire dhjamin.
Nese je duke kaluar ne nje krize emocionale, stres nga puna, apo ves i keq i te ushqyerit, shto sasine e vitamines C – ju ndihmon ti kunderviheni efekteve negative. Ushqimet me vitamine C jane speci zile, kivi dhe laker jeshile (kale). Keto dy ushqime kane me shume vitamin C se sa Portokalli i famshem!
5. Konsumo Yndyre
Degjove! Kerkohet yndyre per te djeg yndyre. Ashtu si thame me larte, eshte sheqeri qe ju trash, jo yndyra. Yndyrat e mira jane ushqimet e pasura me Omega 3, si peshku salmon, avokado dhe arrat. Keto ushqime jane perplot me materie ushqyese qe ju ndihmojne te jeni i ngopur (ngire) gjate gjithe dites.
6 Ngadaleso frymemarrjen tuaj
Kjo eshte nje metode shume e thjeshte qe mund ta perdoresh edhe kur je duke bere dicka. Kurdo qe ndihesh i shtrenguar dhe i tensionuar kontrollo dhe shiko se si po merr fryme. Shumica e njerezve kur jane nen stres ose alternojne mes frymemarrjeve te shkrutra dhe mbajte te frymen ose marrin frymemarrje te ceketa por te shpeshta e shpejta. Pasi te jesh i vetedijshem ndaj frymemarrjes, me vetedije relakso barkun dhe ngadaleso frymemarrjen. Kjo funksionon me se miri nese ngadaleson frymeqitjen me shume se frymemarrjen. Ne cdo frymeqitje ju gjithashtu mund ti thoni vetes “ngadaleso”. Kjo eshte e tera qe duhet ditur – e thjeshte por shume efektive!

0 comments: